“Kam respekt për këdo që vranë një polic serb”, Haxhiu s’i bie pishman për glorifikimin e Faton Hajrizit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka mbrojtur qëndrimin e tij të shprehur në një postim ku lavdëronte figurën e Faton Hajrizit.

Gjatë një interviste në “FIVE” të Dukagjinit, Haxhiu theksoi se respekton çdo shqiptar që vret një polic të Serbisë, duke përmendur se policë serbë kanë kryer masakra ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

“Faton Hajrizi është shqiptari i parë që në Serbi e vret një polic serb. I kam dëgjuar disa që policia paska qenë në detyrë zyrtare dhe krejt policët e Serbisë që kanë qenë në Kosovë, edhe ata tjerët që nuk janë vra, kanë bërë shumë masakra dhe kanë qenë në detyrë. Detyrë e policit të Serbisë ka qenë dhe mbetet vrasja e shqiptarëve. Serbia ende s’ka kërkuar falje për asnjë krim të kryer në Kosovë… Derisa nuk është i dënuar asnjë polic serb, as Daçiqi e Vuçiq, derisa nuk është i dënuar e nuk kanë kërkuar falje për atë që e kanë bërë, kushdo që e vret një polic të kësaj Policie të Serbisë, kam respekt për të”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka kritikuar edhe suspendim e komandantit të stacionit policor në Skenderaj, i cili shkoi për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit.

“A jemi në një shtete të lirë e demokratik, ku njerëzit njihej më njërit tjetrit, në tragjedi i gjendet njëri tjetrit. Unë nuk mundem me suspendu një komandat të Policisë pse ka shkuar me ngushëllu babën e Faton Hajzirit. Cilën shkelje etike e profesionale e ka bërë se Fatoni nuk është më në këtë botë, nuk është i kërkuar më prej Policisë. Ki mund me thirr në zyre me qortu, po jo me suspendu”, ka thënë Haxhiu.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika