“Kam shkuar në banesë te Albini, aty i kam thënë veshi këpucët dhe eja”, Linda Shala tregon për intervistën me Kurtin pas lirimit nga burgu i Pozharevcit

Ish-producentja e RTK-së, Linda Shala tregoi se kishte shkuar në banesë të Kurtit për ta marrë në studio, ku do ta intervistonte, pasi Kurti nuk kishte shkuar me ekipin e televizionit që po e prisnin në pikën kufitare në Merdar pas lirimit nga burgu i Pozharevcit

Ish-producentja e RTK-së, Linda Shala në emisionin "Personale"

Ish-producentja e RTK-së, Linda Shala, në emisionin “Personale” ka treguar për intervistën me kryeministrin Albin Kurti, pas lirimit nga burgu i Pozharevcit.

Shala tregoi se kishte shkuar në banesë të Kurtit për ta marrë në studio, ku do ta intervistonte, pasi Kurti nuk kishte shkuar me ekipin e televizionit që po e prisnin në pikën kufitare në Merdar.

“Albin Kurtin kur e kanë lëshuar nga burgu i Pozharevcit…ekipi shkoj me e prit në veri, pra shkon ekipi me e prit në kufi, unë e bëj gati studion gati.. edhe vjen ekipi prej terrenit, prej Merdares, dal unë me prit, dhe ju thamë ku është Albini, ata me përgjigjën ‘ska ardhë’, qysh ska ardhë, krejt po presin me ardhë, ‘nuk dëshiroji me ardhë’ shtojnë ata. Kam shku drejt në banesë të Albini… aty i kam thënë Albin a po qohesh, ia morra jaknen…. Dhe po i thom veshe jaknen veshi këpucët, edhe i thash një Kosovë po të pret më ju adresu, edhe ai erdhi dhe ju adresu popullit”, ka rrëfyer Shala.

Ajo, gjithashtu, komentoi edhe Kurtin tash si kryeministër i Kosovës.

“Sigurisht se gjithmonë i kam favorizuar të rinjtë, mendoj që Kosova ka të rinjë dhe duhet me ua dhënë rastin, Albini e ka një handikap pasi pritjet për Albinin janë jashtëzakonisht të mëdha”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika