Kamberi: Ambasadorët i rikonfirmuan qëndrimet e tyre për anëtarësim të Kosovës në KiE

Analisti, Belgzim Kamberi, ka thënë se ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, dhe ai francez në Kosovë, Olivier Guérot, në emisionin "Debat Plus" kanë rikonfirmuar qëndrimin e tyre se nuk ka anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) nëse nuk dërgohet draft-statuti në Gjykatë Kushtetuese

Analisti, Belgzim Kamberi

Analisti, Belgzim Kamberi, ka thënë se ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, dhe ai francez në Kosovë, Olivier Guérot, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, janë të gatshëm ta trajtojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), por sipas tij, të njëjtit e rikonfirmuan qëndrimin e tyre se nuk ka anëtarësim në KiE, nëse nuk dërgohet draft-statuti në Gjykatë Kushtetuese.

“Kjo mendoj që është një mesazh për Qeverinë e Kosovës, e cila sikur donte të thonte se ne jemi të gatshëm të bëjmë një draft-statut tjetër, dhe të dy ambasadorët e rikonfimuan që nuk janë të interesuar për këtë qëndrim”, ka thënë Kamberi.

Kamberi ka thënë se këta ambasdorë e konfirmuan “ngërçin” që ekziston në mes të QUINT-it dhe Qeverisë së Kosovës, derisa ka theksuar se Rohde dhe Guerot vazhdojnë të kenë qëndrime të njëjta.

Sipas tij, do të vazhdojmë të jemi në këto pozicione deri në zgjedhje të reja.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka shpejguar në “Debat Plus” se çfarë nënkuptojnë me koordinim dhe pse është i rëndësishëm për ta.

Ai ka thënë se koordinim do të thotë që autoritetet e Kosovës të mos i zënë në befasi shtetet mike, siç janë Franca, Gjermania e shtetet e tjera.

Lexo më shumë: Ambasadori francez kërkon nga Qeveria të mos i surprizojë, thekson nevojën e koordinimit

Lexo më shumë: Ambasadori Guerot: Të gjithë presim diçka nga Kosova për Asociacionin

Koordinim sipas tij do të thotë që KFOR-i dhe EULEX-i të njoftohen paraprakisht për veprimet e rëndësishme.

Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania nuk e ka vënë në pikëpyetje asnjëherë legjitimitetin e rregullores së BQK-së, por sipas tij zbatimi i saj ishte i pakoordinuar.

Lexo më shumë: Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim

Ai ka thënë se këshillat e Gjermanisë po injorohen dhe se kjo nuk krijon atmosferë të mirë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika