Kamberi bën thirrje për shqiptarët e Luginës së Preshevës të regjistrohen

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë thirrje për shqiptarët e Luginës së Preshevës të regjistrohen sepse procesi i regjistrimit ka hyrë në dhjetë ditëshin final

Shaip Kamberi, Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë





Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se procesi i regjistrimit të popullsisë në Luginë të Preshevës ka hyrë në dhjetë ditëshin final.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi është shprehur që deri më tani regjistruesit shqiptarë kanë kryer punën e tyre, ndërsa qytetarët iu janë përgjigjur masovisht procesit të regjistrimit.

“Tani jemi në fazën finale. Prandaj ka nevojë për energji shtesë e vazhdimësi të vullnetit për t’a regjistruar e për t’u regjistruar çdo qytetarë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Shaip Kamberi është shprehur që inkurajon regjistruesit të vazhdojnë me intensitetin e lartë të punës, ndërsa qytetarët që të vazhdojnë të regjistrohen. Ai ka shtuar se ky regjistrimi i popullsisë është me rëndësi.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika