Kamberi: Dialogu ka stagnuar edhe para sulmit terrorist në Banjskë

"Nuk po duket që sulmi e ka ndryshuar formatin, vetëm e ka përshpejtuar vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare për të zbatuar marrëveshjen", është shprehur Belgzim Kamberi nga Instituti "Musine Kokalari" në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi

“I tërë procesi i dialogut ka stagnuar edhe para sulmit në Banjskë”.

Kështu është shprehur Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari”, duke thënë se që në fillim Kosova e Serbia kanë pranuar një marrëveshje, duke mos “diskutuar për zbatimin e saj në terren”.

Në emisionin “FIVE” Kamberi ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë vetëm e ka përshpejtuar vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare për të zbatuar marrëveshjen.

Siç thotë ai, ajo që është me rëndësi në takimin e nesërm në Bruksel, të shihet se a ka realisht forcë BE-ja për të bindur Kurtin dhe Vuçiqin për ta zbatuar marrëveshjen dhe se a do të jetë ajo bilaterale apo unilaterale.

“Nuk po duket që sulmi e ka ndryshuar formatin, vetëm e ka përshpejtuar vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare për të zbatuar marrëveshjen. Banjska tregon se duhet të zbatohet marrëveshja. Pikëpyetja kryesore është interesimi i madh i emisarëve për të takuar të dy liderët, a ka realisht forcë BE-ja për të bindur Kurtin dhe Vuçiqin për të zbatuar marrëveshjen, a jemi duke u drejtuar rreth një marrëveshjeje bilaterale apo unilaterale”, ka thënë Kamberi.

Ndryshe, të enjten në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq pritet të mbajnë takime ndarëse me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika