Kamberi dorëzon në Kuvendin e Serbisë propozimin për përdorimin e lirë të flamurit shqiptar

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka dorëzuar në Kuvendin e Serbisë propozimin për përdorimin e lirë të flamurit shqiptar

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar në Kuvendin e Serbisë propozimin për përdorimin e lirë të flamurit shqiptar.

“Në procedurë parlamentare sot dorëzova propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave”, ka shkruar Kamberi.

Kamberi ka treguar se me propozimin e ri ka kërkuar ndryshimin e plotë të nenit 14, eliminimin e pengesave për përdorimin e simboleve, me propozimin që simbolet e pakicave të përdoren lirshëm dhe zyrtarisht gjatë tërë vitit në institucionet e vetadministrimit lokal dhe organet shtetërore në të gjitha komumat në të cilat gjuha e pakicave është gjuhë zyrtare.

“Në rastet e komunave ku pakicat përbëjnë më pak se 5% të strukturës etnike, me këtë propozim kërkohet lejimi i përdorimit të flamurit në festat kombëtare të pakicave nacionale”, ka shtuar Kamberi.

Tutje deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë ka theksuar se ky propozim është përkrahur dhe nga kolegët deputet, Enis Imamovic dhe Selma Kucevic nga SDA e Sanxhakut dhe nga deputeti i pavarur, Aleksandar Olenik.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika