Kamberi i dërgon letër Escobarit, kërkon që edhe Lugina e Preshevës të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi

Një letër ku kërkohet edhe përfshirja e Luginës së Preshevës në bisedimet e radhës në dialogun Kosovës – Serbi, i ka dërguar Shaip Kamberi, të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar

Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar (ilsutrim)

Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se i ka dërguar një letër të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar.

Kamberi tha se në fazën kur ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, duke se dialogue të Kosovës me Serbinë, po i japin një dinamike të re, në pritje që edhe Lugina e Preshevës të përfshihet në Dilaog.

“Në fazën kur ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, duke se dialogue të Kosovës me Serbinë, po i japin një dinamike të re, në pritje që edhe Lugina e Preshevës të përfshihet, në dialogun të cilin e  quan si mundësi e fundit pë të zgjidhur çështjen e shqiptarëve, sot, përmes kësaj letre, iu drejtova të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimorë, z. Gabriell Eskobar”, ka shkruar Kamberi.

Kamberi tha se një letër me ëprmbajte të njejtë do të ia përcle edhe Përfqëuseit të Lartë të BE-së, Jsep Borrel, dhe presidentes të Komisonit Evopian, Ursula von der Leyen.

Leta e plotë e e Kamberit drejtuar Escobarit:

Lugina e Preshevës, 24 janar 2023

Gabriel Escobar

Zëvendës Ndihmës Sekretari

Departamenti i Shtetit

Shtetet e Bashkuara

Kërkesa për përfshirjen e përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës në takimet e radhës të dialogut për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

I nderuar zoti Gabriel Escobar,

Do të doja të përfitoj nga ky rast për t’ju falënderuar për përpjekjet e ripërtërira në rolin tuaj si i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor për të arritur një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve.

Në vazhdim të takimit tonë të 15 tetorit 2022 në Uashington DC, po shkruaj për të ripërsëritur qëndrimin e përfaqësuesve të zgjedhur të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t’u përfshirë në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të adresuar në mënyrë gjithëpërfshirëse situatën e komunitetit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Ju lutem më lejoni shkurtimisht të paraqes gjendjen e komunitetit shqiptar në Preshevë, e cila mbetet e vështirë përkundër zotimeve të Qeverisë së Serbisë për të punuar drejt një të ardhmeje të begatë dhe garancive të ofruara për komunitetin shqiptar nga bashkësia ndërkombëtare pas konfliktit të armatosur të 2001.

Kur u nënshkrua marrëveshja e paqes, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u bënë të besonin se dialogu dhe reformat e vërteta politike do të përmirësonin ndjeshëm gjendjen e përgjithshme të shqiptarëve dhe do të angazhoheshin në negociata me autoritetet e Beogradit në mirëbesim.

Vonesat e përsëritura në përmbushjen e këtyre zotimeve çuan në dy marrëveshje shtesë për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve (2009 dhe 2013), të cilat, për fat të keq, mbeten kryesisht të pazbatuara nga autoritetet e Beogradit.

Ndërsa e shkruaj këtë letër 22 vjet pas konfliktit, komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës mbetet minoriteti më i diskriminuar në Republikën e Serbisë. Nuk është marrë asnjë masë për t’i dhënë fund diskriminimit ekonomik ndaj shqiptarëve, për të adresuar përfaqësimin shumë të ulët të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet e kontrolluara nga qeveria dhe për të zvogëluar praninë e forcave ushtarake në rajon.

Që nga viti 2008, qëndrimi armiqësor i Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës ndikoi negativisht tek shqiptarët në Preshevë pasi Serbia refuzon të njohë diplomat universitare nga universitetet e Kosovës duke skualifikuar kështu 15 breza shqiptarësh me diploma të Kosovës nga punësimi në institucionet shtetërore.

Shqiptarëve në Luginën e Preshevës aktualisht u mohohet e drejta e përdorimit të simboleve dhe flamurit kombëtar, element kyç i identitetit kombëtar shqiptar. Militarizimi përdoret vazhdimisht si një strategji frikësuese ndaj komunitetit vendas shqiptarë.

Për të reduktuar sa më shumë numrin e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, autoritetet serbe po bëjnë të ashtuquajturin pasivizim të adresave të banimit që u përkasin shqiptarëve, praktikë të cilën Komiteti i Helsinkit i Serbisë e ka quajtur si “një formë e spastrimit etnik përmes mjete administrative.” Krahas këtyre ankesave të kahmotshme, po normalizohet edhe albanofobia në rritje e shprehur përmes deklaratave nxitëse dhe fyese ndaj shqiptarëve, të bëra nga zyrtarët më të lartë shtetërorë të koalicionit qeverisës në Serbi, në diskursin politik dhe mediatik.

Efektet e kombinuara të shtypjes së identitetit kombëtar, diskriminimit, keqtrajtimit dhe frikësimit po i detyrojnë të rinjtë të largohen nga Lugina e Preshevës në kërkim të mundësive më të mira në vendet anëtare të BE-së.

Meqenëse diskriminimi politik dhe institucional i shqiptarëve të Luginës së Preshevës është shpesh pasojë e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne besojmë se përfshirja e komunitetit shqiptar në Preshevë në dialog do t’i ndihmojë ndërmjetësuesve të BE-së dhe SHBA-së që të punojnë në mënyrë simetrike dhe të balancuar, aranzhimet për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave për komunitetin shqiptar në Serbi dhe komunitetin serb në Kosovë në përputhje me vlerat evropiane dhe aktet ndërkombëtare.

Simetria e trajtimit të pakicave kombëtare përkatëse duhet të jetë një element thelbësor i marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme të normalizimit, në mënyrë që Serbia dhe Kosova të mund të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane. Kjo do të parandalojë që Lugina e Preshevës të kthehet në një konflikt tjetër dhe të largojë burimin e vazhdueshëm të destabilitetit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me implikim më të gjerë në Ballkanin Perëndimor.

Në dritën e përpjekjeve të ripërtërira të ndërmjetësuesve të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe angazhimit të shtuar të SHBA-së, në cilësinë time si përfaqësues i zgjedhur i shqiptarëve të Luginës së Preshevës (deputet i Kuvendit të Serbisë), Ju bëj thirrje që në takimet e radhës të dialogut të udhëhequr nga BE-ja të përfshini situatën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës si një element thelbësor për arritjen e paqes afatgjatë dhe të qëndrueshme ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Për t’ju informuar më hollësisht për gjendjen e përgjithshme të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, ju bëj ftesën time juve dhe homologëve tuaj evropianë që të bëni një vizitë në komunat shqiptare në Serbi për t’u takuar me përfaqësuesit shqiptarë dhe liderët e komunitetit për të diskutuar shqetësimet e tyre.

Ne mbetemi të gatshëm të punojmë me ju dhe kolegët tuaj në organizimin e një vizite të frytshme eksploruese në Luginën e Preshevës para raundit të ardhshëm të takimeve të dialogut të udhëhequr nga BE-ja.

Në fund, dëshiroj të ritheksoj se përfaqësuesit e zgjedhur të shqiptarëve të Luginës së Preshevës mbeten plotësisht të përkushtuar për të mbështetur përpjekjet tuaja për të arritur normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në respektin dhe reciprocitetin reciprok.

Sinqerisht,

Shaip Kamberi – deputet

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika