Analisti, Belgzim Kamberi ka thënë se “jemi në fazën e taktikës”, pasi që kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk ka refuzuar të vendosë “vija të kuqe” ndaj ndonjë partie për ndërtimin e qeverisë së re, duke deklaruar se është i hapur për diskutime nëse është fjala për çështje nacionale.
Kamberi në “Debat Plus” tha se loja ka nisur nga më i vogli, që i bie nga Limaj por që ka heshtje nga partitë qoftë Lëvizja Vetëvendosje, kreu i saj Albin Kurti por edhe partitë e tjera opozitare. Kamberi shtoi se aktualisht Kosova është në lojë taktike.
“Jemi ende në fazën e taktikës. E Zoti Limaj e ka hapur lojën për peshën që përfaqëson ai. E ka hapur lojën nga më i voglin.
Limaj tha se për 3 deputetë flas unë. Jam i gatshëm me të dy palët. Nuk kanë fol ende kryesorët e lojës. As Kurti nuk ka folur. Nuk besoj që Kurti e ka mirëpritur deklaratën e Limaj. Ska fol as Hamza e as Abdixhiku”, tha Kamberi.