Kamberi: Kërkojmë reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është shprehur se gjërat po ecin në drejtimin e duhur për sa i përket marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se siç ka thënë ai, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, paraqitet para opinionit të vet sikur është i pathyeshëm

Shaip Kamberi, Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Serbia nuk ka alternativë përveç një marrëveshjeje përfundimtare me Kosovën.

Ai ka thënë se gjërat duket se janë vënë në binarë dhe po ecin në drejtimin e duhur, sa i përket marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, paraqitet para opinionit të vet sikur është i pathyeshëm.

Por, deputeti Kamberi ka thënë se qëllim i tyre politik dhe strategjik është që për shqiptarët e Luginës së Preshevës të ndërtohet reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë.

Në një intervistë për Radio Kosovën, deputeti Shaip Kamberi, ndër të tjera, ka thënë se Prishtina dhe Tirana duhet të kenë programe të veçanta shtetërore për shqiptarët në Luginë.

I pyetur nëse dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e vështirëson ballafaqimin në Kuvendin e Serbisë, Kamberi ka thënë se pothuajse çdo gjeneratë e tanishme e shqiptarëve është përballur me një diskriminim të ashpër të politikës serbe ndaj shqiptarëve në tërësi.

“Në vazhdojmë të përballemi me praktika të njëjta të diskriminimit, peng të një politike anakrone, një politike imperialiste dhe hegjomoniste, të cilën Serbia akoma mendon dhe shpreson ta zbatojë ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj Kosovës. Mjerisht, pavarësisht se kemi hyrë në dekadën e tretë të shekullit të 21-të, ende nuk e ka kuptuar elita politike në Serbi se koha e kolonive ka përfunduar”, ka thënë tutje ai.

Po ashtu, Kamberi ka thënë se nuk pret realizim të të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe të pakicave të tjera, nëse Serbia nuk demokratizohet.

“Një shtet, i cili formalisht është në procesin e integrimit në BE, por në të cilin përkrahja publike për BE është në nivele më të ulëta, prej se ka filluar procesi i integrimit dhe faktikisht me politikat, të cilat i ka, nuk po arrin të shkëputet nga e kaluara”, është shprehur ai.

Kamberi është pyetur edhe se si i sheh kërcënimet me luftë që Serbia i bën kohë pas kohe, dhe kjo sipas tij, është politikë e brendshme.

“Mendoj se Serbia do të detyrohet të shkojë drejt marrëveshjes përfundimtare. A do të ketë nënshkrim apo jo, në aq detaje nuk e di, por jam i bindur se situata rreth Ukrainës, një homogjenizim i tillë nuk ka ndodhur për vite me radhë në BE, një koordinim i tillë transatlantik BE-SHBA, për vitet të tërë më parë nuk ka ndodhur dhe kjo do ta detyrojë Serbinë që t’i nënshtrohet kushteve dhe një marrëveshjeje me shqiptarët”, ka deklaruar Kamberi.

Ndërkaq, ajo që mund të zhvillohet në Bujanoc dhe Preshevë, ka thënë ai, edhe pse është një komunitet i vogël në krahasim me të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Por siç ka shtuar ai, me programe konkrete, të drejtpërdrejta, qoftë në bujqësi, qoftë në biznese të vogla, qoftë me programe sociale, mund të ndihmohet në krijimin e kushteve dhe për ta bërë vendin tërheqës për njerëzit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika