Kamberi kërkon sërish mobilizim të qytetarëve në zgjedhjet e Tërnocit

Kreu i koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, sërish ka kërkuar mbështetje nga qytetarët për zgjedhjet që do të mbahen të enjten në Tërnovc të Madh, komuna e Bujanocit. Ai ka thënë se kjo betejë ka të bëjë me rezistencën politike, artikulimin e kërkesave në mënyrë të qartë dhe vazhdimin e luftës për jetë dinjitoze nga qytetarët e Tërnocit

Shaip Kamberi, Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PDD) nga Bujanoci, Shaip Kamberi, ka njoftuar se të enjten e 30 qershorit, do të mbahen zgjedhjet në Tërnoc, zgjedhje këto që pritet të mbahen për herën e pestë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka kërkuar mobilizim nga qytetarët për të votuar numrin 16 për Koalicionin e shqiptarëve të Luginës.

“Nesër, më 30 qershor, sërish do të kemi zgjedhje. Zgjedhje për ta përmbyllur me sukses betejën tonë të stërgjatur për përfaqësim të denjë. Betejë e cila po zgjatet për muaj, jo me fajin tonë, por me fajin e atyre që nuk dëshirojnë të na shohin politikisht aktiv. Me fajin e atyre që na dëshirojnë të heshtur, e kur je i heshtur je i harruar”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Ai ka thënë ndër të tjera se, kjo betejë është për një përfaqësim dinjitoz, sipas tij për të parë ndryshime politike e jo për numërime vetëm si statistikë.

Sipas tij, në këto zgjedhje duhet të zgjidhet një deputet, por për drejtësi, barazi e liri.

“Nuk po kërkojmë asgjë më tepër veç trajtimit të barabartë si qytetarë, trajtim të dinjitetshëm dhe të drejta jetike”, ka shtuar Kamberi.

Ai ka shtuar ndër të tjera që këto zgjedhje kanë filluar të bëhen të mërzitshme, prandaj siç thotë ai, beteja e nesërme ka të bëjë me rezistencën politike dhe artikulimin e kërkesave në mënyrë të qartë.

“Nënshtrimi dhe dorëzimi nuk është diçka që zgjedhin popujt e shtypur, nuk duhet ta zgjedhim as ne. Rezistencën ua kemi borxh dëshmorëve e gjeneratave e gjenerateve të njerëzve që janë flijuar për liri e drejtësi. Ua kemi borxh edhe atyre 9500 votave që i ka lista jonë në këto momente, të cilat do të shpërdorohen pa 610 votat e lagjes së Strukarëve”, ka shkruar ai.

Ai për fund ka shtuar se votën vendimtare e ka populli për t’i dhënë legjitimitet betejës dinjitoze për liri, barazi dhe të drejta.

“Këtu më keni, jam në disponim me të gjitha kapacitetet e mia njerëzore e profesionale për të vazhduar angazhimin tonë të përbashkët për qëllimet e tona fisnike”, ka përfunduar ai.

Zgjedhjet për herë të fundit janë mbajtur më 27 maj në Tërnoc të Luginës për parlamentin e Serbisë, ku deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, me shumë gjasë ka mbetur jashtë Kuvendit.

Kandidati i listës së shqiptarëve të Luginës për deputet, Shaip Kamberi sipas të gjitha gjasave nuk ka arritur që t’i mbledhë votat e mjaftueshme për ta fituar ulësen në Parlamentin e Serbisë.

Kamberi, më 27 maj, kishte kërkuar ripërsëritje të votimit në qendrën e votimit në Tërnoc të Bujanocit.

Kamberi për Portali D, kishte konfirmuar se një ekip juridik është duke punuar që t’i vërtetojë pretendimet e tij për parregullsi në qendrën e votimit në Tërnoc.

“Po, do të dorëzojmë ankesë, deri sonte në ora 20 kemi afat. Ekipi juridik po punon, ka disa arsye që e mbështesin kërkesën tonë”, ka thënë ai shkurt.

Pas ripërsëritjes së zgjedhjeve në vendvotimin e Shkollës Fillore “Muharrem Kadri”, Kamberi nuk kishte arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur deputet në parlamentin e Serbisë.

Në këtë vendvotim ishte hera e tretë që po votohej këtë vit. Edhe Kamberi ka garuar tri herë këtë vit për postin e deputetit, herën e parë nuk ishte zgjedhur deputet, pastaj kur u  përsëritën zgjedhjet ai mori votat e mjaftueshme.

Prapë u përsëritën zgjedhjet në vendvotimin e shkollës “Muharrem Kadri”, ku jozyrtarisht është bërë e ditur se Shaip Kamberi nuk do të jetë deputet në legjislacionin e Serbisë.

Kamberi e kishte akuzuar shtetin serb se me qëllim i ka pasivizuar listat e votuesve shqiptarë për t’i dëmtuar partitë dhe kandidatët shqiptarë në gara elektorale.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika