Kamberi: Krejt çfarë po ndodhë e ka burimin te politikat e Vuçiqit dhe projekti i botës serbe

Deputeti Shaip Kamberi ka thënë se e gjithë kjo çfarë po ndodhë e ka burimin te politikat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq e sidomos te projekti i botës serbe, i cili sipas tij ka për qëllim që t’i vendosë të gjithë serbët në një shtet

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se fajtori kryesor për sulmet në veri është në Beograd.

Në një linjë direkte në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Kamberi ka thënë se e gjithë kjo çfarë po ndodhë e ka burimin te politikat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq e sidomos te projekti i botës serbe, i cili sipas tij ka për qëllim që t’i vendosë të gjithë serbët në një shtet.

“Fajtori kryesor është në Beograd. Ishte një skenar, tentativë e destabilizmit të Kosovës, sepse të gjithë e thanë se kjo ishte një ndërmarrje terroriste e organizuar mirë, nuk kishte të bënte fare me një grup të pakënaqur qytetar, një aksion terrorist që kishte për qëllim destabilizimin e Kosovës apo kryengritjen. Kur i dështoi plani, ai hoqi dorë në formë retorike në atë që e tha se Serbia nuk është e përzier, por çështja është se si është e mundur që shërbimi sekret serb të mos ketë fare një informacion të vetëm se çka po përgatitet në Kosovë”, u shpreh ai.

“E gjithë kjo çfarë po ndodhë e ka burimin dhe bazën te politikat të cilat Vuçiqi udhëheqë në vitet e fundit sidomos te projekti i botës serbe i cili ka për qëllim që të gjithë serbët t’i vendosë në një shtet”, shtoi Kamberi.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika