Kamberi: Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës po merr kuptim

Pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Në reagimin e tij Kamberi ka përshëndetur marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e BE-së dhe përfshirjen e drejtëpërdrejt të ShBA-së

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi

Të shtunën e 27 gushtit, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi Kamberi ka përshëndetur marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e BE-së dhe përfshirjen e drejtëpërdrejt të ShBA-së.

“Lëvizja e lirë, sidomos e qytetarëve të Republikës së Kosovës, po merr kuptim. Marrëveshjet si këto janë të mirëseardhura edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës”, ka shtuar Shaip Kamberi.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo e fundit ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse-dalëse për qytetarët e Kosovës.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, ka shkruar Borrell.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika