Kamberi: Mohimi i gjithçkaje që është shqiptare është politika që po e proklamon Serbia, me autokratin Vuçiq në krye

"Të njëjtat institucione që po nxisin dhe ushqejnë ksenofobinë me program shtetërore, për vite me radhë,  po ndërtojnë kulturën e mohimit të krimeve të luftës e glorifikimit të kriminelëve të luftës, me polici po ruajnë muralet e kriminelëve të dënuar nga Tribunali ndërkombëtar për krime lufte dhe përmes projektit të “Botës serbe”"

Shaip Kamberi i ftuar ne Debat Plus

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një shkrimi të gjatë në Facebook ka ngritur çështjen e urrejtës së hapur ndaj shqiptarëve nga institucionet shtetërore në Serbi.

Kamberi ka thënë se se mohimi i gjithçkaje që është shqiptare është politika që proklamon Serbia.

“Mohimi i gjithçkaje që është shqiptare. Mohimi i simboleve, gjuhës e identitetit është politika që po e proklamon Sebia në raport me shqiptarët”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka treguar edhe disa raste ku bëhet fjalë për akte dhune, ksenofobie, urrejtje, e shovinizmi, të cilët po bëhen në sytë e Bashkësisë ndërkombëtare, sipas Kamberit.

“Paranoja nga gjithçka që është shqiptare në Serbi po merr hov

Një familje shqiptare (Bajrami) nga Maqedonia është keqtrajtuar dhe dënuar duke u shpallur “non grata” deri në vitin 2030, nga një gjykatë serbe në Beograd, për të vetmin shkak se djali i tyre i mitur kishte të veshur bluze me shqiponjë dykrenare. Familja ishte duke udhëtuar tranzit nëpër Serbi me destinacion Evropën perëndimore. Një gjykat tjetër serbe në Vranjë, ka ndaluar shfaqjen e dy filmave të autorit shqiptar nga Presheva, Gani Veseli, me arsyetimin që e e ka dhënë Qendra filmike e Serbisë në Beograd, se njëri film, po “nxitë ndjenjat e urrejtjes ndëretnike, në një mjedis shumënacional”.

Filmi tjetër nuk mund të shfaqet deri sa nga materiali nuk largohen simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, qeveria e së cilës ishte edhe financuese e projektit të ekranizimit të tregimeve popullore nga Presheva.

Në pak ditë dy akte gjyqësore të cilat legjitimojnë ksenofobinë antishqiptare e cila është instaluar në të gjitha instanstancat e shtetit të Serbisë.  Urrejtje e hapur dhe institucionale ndaj të tjerëve, është përditshmëri që po kultivohet nga institucionet shtetërore në Serbi.

Të njëjtat institucione që po nxisin dhe ushqejnë ksenofobinë me program shtetërore, për vite me radhë,  po ndërtojnë kulturën e mohimit të krimeve të luftës e glorifikimit të kriminelëve të luftës, me polici po ruajnë muralet e kriminelëve të dënuar nga Tribunali ndërkombëtar për krime lufte dhe përmes projektit të “Botës serbe” po vazhdojnë me politikën e aspiratave territoriale ndaj Kosovës, Malit të Zi e Bosnjës”, ka treguar Kamberi.

E sipas deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, gjithë kjo po ndodhë nga një shtet që është në proces të integrimit evropian. Paradoksale, e ka cilësuar këtë Kamberi.

“Gjithë kjo po ndodhë edhe përkundër faktit se së paku formalisht ky shtet është në proces të integrimit në BE. Paradaoksale.  Derisa BE është definuar si komunitet në të cilin dallimet konsiderohen pasuri, shteti aspirant për këtë komunitet, ato i sheh si kërcenim, ndalon diversitetin dhe shqipton dënime përmes gjyqësorit të kontrolluar.

Liria e qarkullimit të njerëzve, mallrave e ideve është premisa elementare e BE-së. Kjo liri po cënohet haput sot në Serbi.

“Open Ballkan” ishte një projekt i paraqitur si mundësi e ndërtimit të bashkëpunimit mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimorë. Liri a qarkullimit ishte deklaruar poashtu premisë e tij. Propaganduesi kryesorë i këtij projekti ishte Serbia dhe presidenti i saj.

Por, Serbia, dhe presidenti i saj, me politikën e mohimit të krimeve të luftës, aspiratën e revidimit të historisë, ndxitjen e ndjenjave neonaciste, ksenofobisë ndaj të tjerëve dhe aspiratave territoriale ndaj fqinjve ishte poashtu sabotuesi kryesorë i idesë së bashkëpunimit multilateral në Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja e panënshkruar por e dakorduar e Ohrit, si pikë te veçantë rregullon çështjen e “njohjes së simboleve shtetërore” mes Kosovës e Serbisë. Aktete e fundit dëshmojnë shkeljet që Serbia po i bën asaj marrëveshje.

Shqiponja në bluzën e djaloshit të mitur të famljes shqiptare nga Maqedonia, nësë edhe është një simbol shtetëror, ajo është simbol i Republikës së Shqipërisë. Simbolet e Republikës së Kosovës janë krejtësisht tjera. Cila është arsyeja pra e ndalimit të shprehjes publike të këtyre simboleve, nëse Serbia shënon siç thuhet “ngritje në raportet me Shqipërinë”, ka shtuar Kamberi.

Më tej Kamberi ka ngritur dilemën se çka do të ndodhë nëse e gjithë kjo varet nga bashkësia ndërkombëtare.

“Edhe pas gjithë këtyre aktve Bashkësia ndërkombëtare hesht.  Me heshtje ajo po flijon demokracinë dhe vlerat e saj në dobi të stabilokracisë.   Ajo po i jep mundësi dhe po i krijon hapësirë autokratit serb që të vazhdojë me politikën e tij destabilizuese në Ballkanin Perëndimorë.

Të shohim e presim ama edhe Millosheviqin pas Dejtonit e patën shpallur “garant të paqes në Ballkan”. U desh të kalonin katër vjet e të ndodhnin krimet kundër njerëzimit në Kosovë për ta shpallur “Kasap të Ballkanit”.

Historia mund edhe të përsëritet.  Nëse përsëritet ajo vjen si “komedi apo tragjedi” e pati thënë Marksi. Çka do të ndodhë kjo kryekëput varet nga reagimi  i Bashkësisë ndërkombëtare”.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika