Kamberi: Nëse marrëveshja nuk nënshkruhet në Ohër, mund të pritet nënshkrim në Paris apo Berlin

Sipas analistit Belgzim Kamberi, marrëveshja Kosovë - Serbi mund të nënshkruhet më vonë në kryeqytetin e Francës apo të Gjermanisë

Belgzim Kamberi, analist politik

Marrëveshja Kosovë – Serbi, sipas analistit Belgzim Kamberi, shihet si urgjente nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kamberi në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, tha se deri në takimin e 18 marsit në Ohër, do të ketë presion të vazhdueshëm nga ndërkombëtarët te Kosova dhe Serbia.

Nëse sipas tij nuk nënshkruhet marrëveshja më 18 mars në Ohër, ajo mund të nënshkruhet pak më vonë në kryeqytetin e Francës apo të Gjermanisë.

Tutje, ai tha se në Ohër mund të ketë pajtim për Planin e Zbatimit, ndërsa marrëveshja të nënshkruhet më vonë.

“Është e ndërlidhur me pushtimin e Ukrainës, që në muajt e fundit që ka filluar kjo dinamikë më e madhe, shihet që për perëndimin kjo çështje është urgjencë, dhe është në interes të BE-së dhe SHBA-së. Nëse nuk kemi nënshkrim të marrëveshjes, pres së paku të ketë pajtim për planin e zbatimit, por në anën tjetër do të ketë shumë shpejt, nëse nuk ka nënshkrim në OHËR, me shumë gjasë mund të pritet të ketë nënshkrim në Paris apo Berlin, ku perëndimi do ta paraqiste këtë marrëveshje si sukses të saj dhe si një fitore të diplomacisë perëndimore”, ka deklaruar ai.

Kamberi tha se Vuçiq e paraqet veten si të rrezikuar dhe Serbinë nga qarqet radikale, por që, sipas tij, këtë e bën vetëm për konsum të brendshëm.

Ai tha se BE e ka të qartë se marrëveshja mund të bëhet me Kurtin dhe Vuçiq, sepse kanë votë të madhe popullore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika