Kamberi: Nuk ka gatishmëri që sanksionet ndaj Kosovës të hiqen komplet

Analisti, Belgzim Kamberi "Debat Plus"

Sa i përket takimit të paralajmëruar mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq që do të mbahet të mërkurën në Bruksel, analisti Belgzim Kamberi thotë se ky takim po bëhet vetëm që të bëhet me dije se “dialogu është ende këtu”.

Teksa shton se takimi i bërë mes Vuçiqit dhe presidentit franzez, Emanuel Macron shpreh një lloj gatishmërie të Parisit që të rritë presionin ndaj Republikës së Kosovës për çështjen e asociacionit.

“Mendoj që ky takim më shumë është i thirrur me tregu që dialogu nuk ka vdekë politikisht, por që s’ka vdek as plani franko-gjerman plani i BE-së dhe mendoj që kjo është më shumë një përpjekje e Bashkimit Evropian e ndërmjetësueseve, por nga ana tjetër kanë ndodh disa fenomene, e kemi parë një takim të Vuciqit me Macron ku duket që ka njëfarë lloj gatishmërie të Parisit zyrtar për të rritur presionin ndaj Kosovës për çështjen ndaj asociacionit,” ka thënë Kamberi në “Debat Plus”.

E sa i përket sanksioneve, Kamberi thotë se nuk ka gatishmëri që ato të hiqen komplet ndaj Kosovës.

“Ka mundësi që Franca me disa vende tjera, veçanërisht Italia që duket se po lobojnë që mos me ia heq Kosovës sanksionet komplet, por në mënyrë graduale këtë e pamë që nuk duket se ka një gatishmëri për me i largu komplet sanksionet dhe sanksionet ka prirje që të ndërlidhen me çështjen e asocicacionit me dërgimin e draft-statutit evropian në gjykatë kushtetuese,” tha Kamberi./Dukagjini

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika