Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po “Orbanizohet”- Shqiptarët nuk dolën fitues

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se zgjedhjet në Maqedoni të Veriut tregojnë se edhe ky shtet po “Orbanizohet”

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian (BE).

Kamberi në “Debat Plus”, tha se pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po krijon mendësi të kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Sipas tij rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut nuk tregojnë për fitore të shqiptarëve.

“Nuk shoh befasi, ka qenë e parashikuar nga gjithë vrojtuesit e jashtëm dhe brendshëm. Pas Malit të Zi është shteti I dytë në rajon I cili po ORBANIZOHET. Do të thotë një fuqi e madhe e një VMRO-je të tillë që përfaqëson ideologji të një lloj ultra djathtizmi me një eurospekizcimi, po duke mos dalë nga BE por ta bëjë një kali të Trojës, që është politikë e Orbanit dhe vuciqit që kërkojnë një aleatë të tillë. Kur VMRO merr 59 deputetë është fitore e rrymave ideologjike që simbolizohen me Viktor Orbanin. Nuk është fitore për shqiptarët”, tha ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika