Kamberi pas zgjedhjes deputet kërkon që Qeveria e Serbisë t’i vendosë sanksione Rusisë

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se Qeveria e Serbisë duhet t’i vendosë sanksione shtetit të Rusisë

Shaip Kamberi, bartës i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, tashmë zyrtarisht  Shaip Kamberi do të jetë deputet në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi, ka kërkuar që Kuvendi i ri dhe Qeveria e Serbisë, të vendosin sanksione kundër Rusisë, e cila po vazhdon agresionin e saj në Ukrainë.

“Themelimi i Kuvendit dhe Qeverisë së re të Serbisë duhet të shoqërohet me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. Ky vendim është në interes të paqes, demokratizimit, zhvillimit e stabilitetit të vendit dhe rajonit”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Kamberi i cili me mund u zgjodh deputet, bëri të ditur se Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës është në komunikim me Partinë e Aksionit Demokratik për ta vazhduar bashkëpunimin.

“Si Koalicion i Shqiptarëve të Luginës jemi në komunikim me ish-partnerin tonë të legjislacionit të kaluar, Partinë e Aksionit Demokratik (SDA) nga Sanxhaku, për ta vazhduar bashkëpunimin dhe për ta zgjeruar me partnerë të tjerë të mundshëm drejt themelimit të një Grupi Parlamentar”, ka thënë ai.

Kamberi ka bërë të ditur se nuk do të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar të Serbisë, por sipas tij, parakusht për ta votuar Qeverinë do të jenë disa kërkesa që do të bëhen publike ditëve në vijim.

Kamberi është deputeti i vetëm i cili do t’i përfaqësojë shqiptarët në Parlamentin e Serbisë. Brenda një kohe të shkurtër, Kamberi ka qenë pjesë e procesit zgjedhor mbi katër herë, kjo për shkak të përsëritjeve të zgjedhjeve disa herë me radhë si shkak i parregullsive të ndryshme.

Ai vazhdimisht është ankuar se shteti serb me qëllim ka dashur që t’ia pamundësojë zgjedhjen e tij si deputet, në mënyrë që zëri i shqiptarëve të mos dëgjohet në parlamentin serb.

Zgjedhjet për herë të fundit janë mbajtur më 27 maj në Tërnoc të Luginës për parlamentin e Serbisë, ku deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, nuk i kishte marrë votat e mjaftueshme.

Në mbështetje, Kamberit i kishte dalë i gjithë spektri politik në Kosovë.

Ky do të jetë mandati i tretë i tij, si deputet në parlamentin e Serbisë.

Përfundon saga zgjedhore, Kamberi merr votat e mjaftueshme për deputet

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika