Kamberi: Po u mohohet e drejta – ende nuk dihet vendndodhja e policëve të Kosovës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se ende nuk dihet vendndodhja e tre policëve kosovarë të rrëmbyer nga forcat serbe dhe sipas tij, Serbia po ua mohon të drejtat ligjore

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, për kidnapimin e tre policeve të Kosovës nga forcat serbe ka deklaruar se nuk ka informacion të saktë për vendndodhjen e tyre.

Kamberi ka bërë të ditur se ka kontaktuar shefin e zyrës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, i cili ka kërkuar leje nga Gjykata e Lartë në Beograd për t’i vizituar policët, por është refuzuar me arsyetimin se ata nuk janë në kompetencën e gjykatës.

Kjo sipas tij, i jep përfundimisht autoritetin për trajtimin e këtij rasti policisë së Serbisë.

“Jam munduar të marrë informacione por nuk ka informacion të saktë se ku janë policët e rrëmbyer. Pak minuta më herët kam kontaktuar edhe shefin e zyrës së Kosovës, në Beograd, Jetish Jashari, i  cili kishte kërkuar nga Gjykata e Lartë në Beograd leje për t’i vizituar policët, por përgjigjet që kanë marr tregon që ata nuk janë në kompetencat e gjykatës. Që do të thotë se këta 48 orë janë në duart e policisë kur përfundon ky afat policia duhet me faktet që ka të ia dërgoj lëndën prokurorit bashkë me pjesëtaret e policisë. I cili më vonë duhet të vendos se a do të ngrij ndonjë procedurë apo jo. Për momentin policët janë në duart e policisë dhe vendndodhja e tyre është e paditur”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

Ai ka theksuar se sipas ligjeve penale dhe procedurës penale të Serbisë, të arrestuarit kanë të drejtë në momentin e arrestimit të kenë një telefonatë me familjen për t’u bërë me dije vendndodhjen e tyre. Megjithatë, sipas tij, kjo e drejtë u është mohuar policëve kosovarë.

“Sipas informacioneve që kam unë nga Jashari, policëve nuk iu është mundësuar kjo e drejtë, nëse kanë angazhuar ndonjë avokatë apo iu kanë ofruar ndonjë mbrojtje juridike nga avokatët sipas detyrës zyrtare, akoma ka shumë të panjohura në këtë proces”, ka thënë ai.

Kamberi ka shtuar se “të arrestuarit” siç pretendohet nga Serbia, kanë të drejtë të kenë një avokat të zgjedhur nga ata, ose në rast se nuk kanë mundësi të zgjedhin një, policia duhet t’i ofrojë një mbrojtës zyrtar sipas ligjit.

“Nuk kemi informacione se ku po mbahen, nuk kanë informacione as Zyra e BE-së, është një proces total i panjohur dhe një proces që vë në kundërshtim atë që tash Vuçiq se ata po trajtohen me dinjitet”, ka thënë Kamberi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika