Kamberi: Potenciali ynë është për më shumë se një shqiptar në Kuvendin e Serbisë

"Potenciali ynë është për më shumë se një shqiptar në Kuvendin e Serbisë", kështu është shprehur Shaip Kamberi lidhur me zgjedhjes e së dielës në Serbi

Shaip Kamberi, bartës i listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” për zgjedhjet e së dielës në Serbi, ka thënë se potenciali i tyre është për më shumë se një deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një lidhje direkte me emisionin “Five” me Dibran Istrefin në RTV Dukagjini.

“Potenciali ynë është më shumë se një deputet në Kuvendin e Serbisë. Çështja ekziston se diskriminimi e ka bërë të vetën. Ku frustimet e shumta të proceseve politike të kaluara, trusnia e vazhdueshme që OSBE-ja i bën njerëzve. Për mungesën e ndonjë rezultati më konkret politik, që t’i bindet zgjedhësi i fundit shqiptar. Është e domosdoshme që të vazhdojmë betejën tonë politike, përmes përfaqësimit tonë qoftë në nivelin lokal, por dhe atë qendror”, ka theksuar Kamberi.

Tutje, ai është shprehur se ka përfunduar fushata zgjedhore, por që po vazhdojnë akoma për mobilizim politik, për të siguruar fitore.

“Fushata ka mbaruar gjatë ditës së djesshme. Po vazhdon mobilizimi akoma përmes një organizimi politik”, ka shtuar Kamberi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika