Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët, ndërkombëtarët s’e kanë vëmendjen në Luginë

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, paralajmëron protesta gjithëpopullore në Luginën e Preshevës, për shkak të diskriminimit ndaj shqiptarëve, përfshirë mosnjohjen e diplomave dhe pengesat në arsim, dhe ka theksuar nevojën për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj situatës së rënduar në këtë rajon

Shaip Kamberi - deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Lugina e Preshevës po përgatitet për protesta gjithëpopullore pas paralajmërimit nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve në këtë rajon.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare nuk e ka vëmendjen e mjaftueshme në Luginë të Preshevës dhe ka theksuar domosdoshmërinë e ndërmarrjes së masave.

“Po, mjerisht po, përkundër faktit që jemi në proces dialogimi me Beogradin, ka dy dekada pas përfundimit të luftës dhe përkundër faktit të tri marrëveshjeve të cilat parashohin domosdoshmërinë e afirmimit të të drejtave të shqiptarëve, mungesa e vullnetit politik në Beograd është ajo që po detyron të ndërmarrim këtë masë dhe këtë hap për civilizuar më tepër faktorin ndërkombëtar dhe obligimit që i ka Serbia ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës për t’i përmbushur përfundimisht ato. Situata çdo ditë e më tepër rëndohet, cenohen të drejtat elementare të drejtat e njeriut, të drejtat e tona kolektive… E drejta e përdorimit të gjuhës, shkrimit shqip”, ka thënë Kamberi për emisionin “FIVE”.

“Protesta për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare”

Deputeti shqiptar gjithashtu ka theksuar rëndësinë e tërheqjes së vëmendjes ndërkombëtare ndaj situatës në Luginën e Preshevës.

“Me këtë protestë dëshirojmë që edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve ta tërheqim këtu”, ka shtuar ai.

Kamberi ka renditur një sërë problemesh që përballen shqiptarët në këtë rajon.

“Serbia mohon të drejtën tonë për integrim të barabartë në organet shtetërore, mosnjohja e diplomave, probleme të shumta në arsim, çështja e diskriminimit ekonomik, mungesa e hapësirës për jetës janë vetëm disa nga aktet që në vazhdimësi po përsëriten të cilat Serbia po i ndërmerr për t’ia vështirësuar jetën shqiptarëve këtu”, ka deklaruar ai

Protesta e paralajmëruar është një reagim ndaj pasivizimit të adresave dhe diskriminimit të vazhdueshëm që përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës, një situatë që sipas Kamberit, po bëhet gjithnjë e më e rëndë dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga komuniteti ndërkombëtar.

Diskriminimit i shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga Serbia, Lutfiu paralajmëron protesta gjithëpopullore

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika