Kamberi: Sigurimi i zërit përfaqësues bëhet kuptimplotë kur të fitojmë betejën e përbashkët

Sigurimi i zërit përfaqësues parlamentar bëhet kuptimplotë kur të fitojmë betejën e përbashkët për sigurimin e stabilitetit politik në komunën e Preshevës, thotë deputeti Shaip Kamberi

Shaip Kamberi i cili i prin Listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”,  ka thënë se në Preshevë po vazhdojnë me hapat e fundit drejt mobilizimit për zgjedhjet e 17 dhjetorit që priten të mbahen në Serbi.

Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi thotë se sigurimi i zërit përfaqësues parlamentar bëhet kuptimplotë atëherë kur të fitohet “beteja e përbashkët”.

“Me strukturat e PVD në Preshevë për të dakorduar hapat drejt mobilizimit të fundit dhe arritjes së rezultatit të kënaqshëm në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Sigurimi i zërit përfaqësues parlamentar bëhet kuptimplotë kur të fitojmë betejën e përbashkët për sigurimin e stabilitetit politik në komunën e Preshevës. Sot deputeti, nesër komuna. Me partnerët bashkë”, shkroi ai.

Ndryshe, Shaip Kamberi, është deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika