Më 18 gusht në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
E këtë takim Belgzim Kmaberi nga Instituti Musine Kokolari, e sheh si një përpjekje për të krijuar përshtypje se dialogu po funksionon.
“Ky takim, Kurti – Vuçiq duket më shumë si një përpjekje për të krijuar përshtypje se dialogu po funksionon”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, në RTV Dukagjini për emsionin Five ai ka thënë se këtij takimi do t’i paraprihet takimi me NATO-n që të parandalohet përshkallëzimi mes tyre, e cila sipas tij është e vetmja që mund të ndalojë një “luftë” që mund të ndodh.
“Natyrisht që të dyja takimet janë të lidhura me njëra tjetrën, veçanërisht nën dritën e përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës, gjatë ditëve të fundit dhe në këtë drejtim natyrisht se NATO-ja ka një rol te jashtëzakonisht të rëndësishëm prandaj edhe ka logjik që në takimin e Brukselit të paraprihet takimi me NATO-n, e cila është forca e vetme që mund ta ruaj situatën të mos përshkallëzohet”, ka deklaruar Kamberi.
Sipas tij, takimi Kurti -Vuçiq bëhet nën dritën e situatës të përshkallëzuar, dhe çështja e sigurisë do të jetë një nga temat më të rëndësishme edhe të kësaj vizite të kryeministrit në Bruksel.
Por, Kamberi nuk është i mendimit pozitiv se mund të ndodh një zgjidhje apo marrëveshje e dialogut gjatë takimit, pasi sipas tij situata në terren dallon shumë nga ajo që po paraqitet në dialog.
“Nuk jam shumë optimist takimi do të shënohet në një situatë të tensioneve pasi situata në terren dallon shumë, nga ajo që po paraqitet në dialog sepse në njërën e anë thuhet se ka përparim në dialog por nëse e shohim në terren shihet që ka përshkallëzim të situatës”, ka deklaruar ai.
Gjithashtu, sipas tij situata në terren tregon një shpërputhje të madhe të dëshmohet se dialogu do të funksionojë, dhe se ky takim nuk do të funksionojë.
Ndërkaq, ai ka thënë se do të ishte naivitet të mos parashihet mundësia e parashkallëzimit të një situate në veri, dhe ka përmendur Rusinë që sipas tij asaj do t’i konvenonte një tension i situatës në Ballkan
“Po ashtu, Rusisë do t’i konvenonte një tension i situatës në Ballkan në raport me perëndimin dhe në këtë drejtim do t’i rrisë presionin ndaj Serbisë”, ka deklaruar ai.
Ndërsa, ka deklaruar se Beogradi zyrtar dhe presidenti Vuçiq nuk kanë shumë interes të marrin fajin për përshkallëzimin e situatës, sipas tij atyre do të iu pëlqente që për shkaktimin e “luftës” do të ishte në faj Qeveria e Kosovës.
“Më shumë jemi në një situatë se kush po ia lë fajin njëri – tjetrit se kush po e përshkallëzon situatën”, ka deklaruar Kamberi.
Ndërsa, sipas tij gjendja e sigurisë mbetet e brishtë, dialogu është në krizë të thellë dhe çdoherë e më shumë në krizë por mbetet do të shohim nëse dialogu do të përkeqësohet edhe më shumë apo edhe do të mund të nxirret nga kjo situatë ndonjë marrëveshje e re.