Shenja është e vendosur e edhe zyret e ndara, por kontrollat në këtë hapsirë nuk bëhen nga personi kompetent.
Megjithëse komunë e vogël, Kamenica, përfshinë mbi 50 fshatra, dhe kontrollet për fëmijë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, kryhen nga mjekët familjarë, pas pensionimit të pediatrit të vetëm në këtë komunë.
Për kontrolle shtesë, banorëve gjithsesi u duhet të marrin rrugë drejt Gjilanit ose Prishtinës, çka për ta nënkupton shpenzime shtesë.
Latif Demaku, banor i Kamenicës ka thënë se “Tash shkojmë privatë në Gjilan ose Prishtinë. U kanë pediatri ma herët por tash e disa vite nuk ka. Ka që nuk I kanë kushtetë për më shku në klinika private”.
Fadil Kosumi, banor i Kamenicës ka thënë se “Pediater nuk ka tash e disa vite dhe është e nëvojshme më pas në Komunën tonë pediater, zakonishtë në duhet më shku në Gjilanë ose Prishtinë për një kontroll të fëmijve. Kjo është problem pasi po kemi edhe shpenzime shumë”.
Përveç pediatrit, kjo komunë, nuk ka as edhe një gjinekolog.
Kryeshefi i Qendres Kryesore të Mjeksisë Familjare në Kamenicë, Gani Krasniqi, ka treguar për televizionin, se përveqë pensionimit, problem për hapjen e konkurseve për këto dy profile, është bërë statusi i ri i QKMF-ve të Kosovë.
“Arsyeja pse sot s’kemi pediater e gjinekolog është se në status të QKMF-ve, në Kosovë nuk figuron asnjëra nga këto drejtime. Ne i kemi pasur të dytë deri para pak vitesh derisa të dy kanë dal në pensionë. Egzaminimet bëhen nga mjeku familjarë tash. Është e vërtetë që kemi pasur konkurs për gjinekolog pasi kemi mbetë keq, por nuk është paraqit asnjë. Në pediatri nuk është hap konkursi fare”.
Por se cila ëhtë zgjidhja për banorët e kësaj komune, nga pushteti lokal nuk kanë treguar gjatë ditës.
Lidhur më këtë çështje asnjë nga komuna e Kamenicës nuk ka kthyer përgjigjje, derisa Drejtoresha e Shëndetësisë ka thenë se nuk gjendet në Kamenicë, nga zyra e Kryetarit nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje.
Në bazë të regjistrimit të vitit 2011, Komuna e Kamenicës ka 36 mijë e 719 banorë.