Kamerat në vendvotime, çfarë efekti kishin ato në Shqipëri?

Në votimin e 21 prillit që do të mbahet në komunat veriore, për herë të parë pritet të vendosen kamera vëzhguese nëpër vendvotime. Për një gjë të tillë, që synohet të shndërrohet si praktikë edhe në zgjedhje të përgjithshme dhe lokale, ka mendime të ndryshme. Kronika në vazhdim ju sjellë detaje rreth efektit që këto kamera kishin në Shqipëri, që përdoren në të njëjtën mënyrë që nga viti 2021

Përgatitjet për organizimin e votimit për shkarkimin apo jo të kryetarëve në veri, ka javë që kanë nisur.

E në vazhdën e përgatitjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë parasysh edhe pajisjet teknike, të cilat mundësojnë që nga votimi në veri, të nisë monitorimin i vendvotimeve me kamera.

Ato fillimisht planifikohet të merren si huazim nga Shqipëria. Atje, kamerat vendosen nëpër vendvotime qysh nga viti 2021.

Ish-kryetari i KQZ-së së Shqipërisë, Kristaq Kume thotë se kamerat nëpër vendvotimet e shtetit shqiptar ishin të nevojshme, pasi sipas tij, partitë politike nuk kishin kurrëfar besimi te njëra-tjetra, madje as te komisionerët e tyre.

Mirëpo, Kume beson se në Kosovë situata është ndryshe.

“Diskutimi i fundit ka qenë ai i zhvilluar në Këshillin politik në vitin 2020 ku u kërkua të monitorohet nëpërmbjet kamerave pa ndërprerë puna e komisioneve të qendrave të votimit. Në mënyrë të vazhdueshme është sjellë si shembull mënyra e administrimit të proceseve zgjedhore nga ju, nga Komisionerët në Kosovë, se ata nuk kanë problem të tilla. Dhe arsyeja pse nuk kanë është se dine, dhe kanë rënë dakord për ta zbatuar ligjin”, tha Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ-së në Shqipëri.

Vlerësim të ngjashëm sikur Kume ka edhe Valdete Daka, që për disa vjet ka udhëhequr KQZ-në e Kosovës.

“Tashmë zgjedhjet në Kosovë kanë arritur nivel të lartë të sigurisë edhe të besueshmërisë. Kështu që nuk e shoh të nevojshme. Përveç çështjeve që mund të ngriten, pra edhe kostot financiare të larta, dhe nuk e shoh si diçka që do kontribuonte në siguri”, tha Valdeta Daka, ish-kryetare e KQZ-së në Kosovë.

Mirëpo, me dy ish-udhëheqësit e komisioneve qendrore të zgjedhjeve në Shqipëri e Kosovë nuk pajtohet Mazllum Baraliu, kryetari i i parë i KQZ-së në vendin tonë.

“Është vetëm një premisë sigurie, një instrument më tepër i sigurimit të një vendvotimi dhe i sigurimit të një procesit elektoral nga abuzimet. Asgjë më tepër, as s’është e kundërligjshme dhe as e pazakonshme sepse në gjithë botën e civilizuar çdo gjë vështrohet nga kamerat”, tha Mazllum Baraliu, ish-kryetar i KQZ-së në Kosovë.

Për herë të parë, kamerat në vendvotime pritet të përdoren më 21 prill, kur qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit do të votojnë për shkarkimin apo jo të kryetarëve aktualë nga partitë shqiptare.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika