Kampionati Botëror “Katar 2022” nga e marta e 29 nëntorit ka sjellë disa ndryshime në orarin e ndeshjeve.
Deri të hënën e 28 Nëntorit, ndeshjet luheshin në orare të ndryshme, duke nisur nga ora 11:00, pastaj 14:00, 16:00 dhe ndeshja e fundit në orën 20:00.
I njëjti orar nuk vlen edhe për të martën e 29 nëntorit, pasi sot pritet të zhvillohen katër ndeshje, nga dy do të jenë në të njëjtën kohë.
Nga ora 16:00 do të zhvillohen dy ndeshje, Ekuadori-Senegal dhe Holanda-Katar.
Skuadrat e lartcekura që do të garojnë në kuadër të grupit A, i kanë shanset për kualifikim të hapura, përjashtuar këtu Katarin pasi është eliminuar.
Sa i përket Holandës, gjendet në pozitën e parë me katër pikë, ku shihet favorit absolut ndaj Katarit.
Në pozitën tjetër gjendet Ekuadori, një më shumë se Senegali, i cili i ka tri pikë.
Ndërkaq, ndeshjet që pritet të luhen nga ora 20:00 janë Irani- ShBA-ja dhe Uellsi-Anglia.
Këto ndeshje luajnë në kuadër të Grupit B, të cilin e kryeson Anglia me katër pikë, Irani që mban tri pikë, ShBA-ja dy pikë dhe Uellsi vetëm një pikë.
Formacionet zyrtare: Ekuador – Senegal, përballje direkte për kalimin e grupit
Ekuadori dhe Senegali takohen në rrethin e tretë të Grupit A në Kampionatin Botëror, të martën e 29 Nëntorit.
Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin “Khalifa International Stadium”.
Ekuadori ka pikët e njëjta me Holandën në kreun e tabelës me katër sosh, dhe një barazim do t’u mundësonte kalimin në fazën e eliminimit direkt.
Në anën tjetër, Senegali duhet të fitojë me patjetër, pasi ka tri pikë dhe barazimi nuk i kryen punë, pasi kanë golaverazh më të keq se ekuadorianët.
Formacionet zyrtare:
Ekuador: Galindez, Preciado, Torres, Hincapie, Estupinan, Gruezo, Franco, Caicedo, Plata, Estrada, Valencia.
Senegal: E. Mendy, Koulibaly, Diallo, Jakobs, Sabaly, P. Gueye, G. Gueye, Ciss, Sarr, Ndiaye, Dia.
Formacionet zyrtare të Holandës dhe Katarit
Holanda do të përballet me nikoqirin e Kampionatit Botëror tashmë të eliminuar, Katarin, në kuadër të rrethit të tretë në Grupin A.
Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin “Al Bayt Stadium”.
Holanda është lider i Grupit A me katër pikë, aq sa ka edhe Ekuadori, ndërsa fitorja është cak i tyre edhe pse një barazim do t’u kryente punë, por vetëm nëse barazojnë ekuadorianët me Senegalin.
Në anën tjetër, Katari luan vetëm sa për rregullore, pasi tashmë është i eliminuar dhe nuk ka asnjë pikë.
Formacionet zyrtare:
Holanda: Noppert; Timber, Van Dijk, Ake; Dumfries, De Jong, Klaassen, De Roon, Blind; Gakpo, Depay.
Katari: Barsham; Miguel, Hassan, Mohamad, Khoukhi, Ahmed; Al-Haydos, Hatim, Madibo; Afif, Ali.