Kampioni i shahut Magnus Carlsen akuzon kundërshtarin për mashtrim

Lojëtari më i mirë i të gjitha kohërave në shah, Magnus Carlsen ka akuzuar kundërshtarin e tij 19-vjeçar Hans Niemann për mashtrim por nuk ka ofruar prova për një gjë të tillë

Magnus Carlsen, kampion i botës në shah

Kampioni i botës në shah, Magnus Carlsen ka akuzuar për herë të parë hapur shokun e tij Hans Niemann për mashtrim.

Në një deklaratë ai ka thënë se besonte se Niemann kishte “mashtruar më shumë kohët e fundit”, megjithëse nuk ka ofruar prova për një gjë të tillë.

Ndërkaq, 19-vjeçari Niemann e ka mohuar akuzën për mashtrim dhe ka thënë se Carlsen po mundohet të shkatërroj karrierën e tij.

Ndër të tjera ai ka pranuar se ka tradhtuar në internet dy herë kur ishte në moshën 12 dhe 16 vjeç, por ka mohuar se ka tradhtuar në dërrasë ndonjëherë, raporton BBC.

Skandali ka filluar në fillim të muajit shtator pasi Carlsen, i konsideruar nga shumë si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, është mposhtur nga Niemann në Sinquefield Cup, duke i dhënë fund një serie të pamposhtur prej 53 ndeshjesh në shahun klasik.

Ndryshe javën e kaluar, dyshja janë takuar përsëri në një turne në internet, por Carlsen ishte larguar pasi ka bërë vetëm një lëvizje në shenjë proteste për pjesëmarrjen e Niemann.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika