Kampionja e botës në karate, Amra Hyseni, flet për rrugëtim e saj drejt titullit

Amra Hyseni, 14-vjeçarja e cila ka lindur e është rritur në Zvicër, vajza me origjinë shqiptare, është shpallur kampione e botës në karate

Amra Hyseni, Kampione e Botës në Karate

14-vjeçarja, Amra Hyseni, e lindur dhe e rritur në Zvicër, me origjinë shqiptare, tanimë është kampione e botës në karate.

Ajo tregon se si kishte lënduar dorën në një incident me një shok klase dhe i është dashur të pauzojë gjashtë muaj nga ushtrimi në karate.

“Po unë e kam pas një lëndim shumë të madh, u kanë te dora, pastaj unë e kam lanë gjashtë muaj karatenë dhe më është dashur të shkoj në operim i cili ka zgjatë dy orë”, ka thënë Hyseni.

Pasioni që Hyseni ka për karatenë, bëri që ajo sot të jetë kampione e botës në këtë sport. Ajo tregon se si shkonte vetëm të shikonte të tjerët duke ushtruar, gjatë kohës sa ishte e lënduar.

“Kur e kam vërejt që pa karate s’po muj, shkojsha veç me shiku të tjerët tu ushtru, pastaj kam marrë ftesë për kampionatin botëror edhe pse i kam pasë gjashtë muaj pauzë”, është shprehur Hyseni.

Hyseni tregon që për fillimet e saj në karate, një shtysë e madhe ka qenë nëna e saj e cila e ka inkurajuar shumë që të fillojë karatenë.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika