Kanabisit mjekësor i hapet dera e legalizimit në Shqipëri

Qeveria e Shqipërisë është duke e përgatitur ligjin, i cili do të lejojë kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, por për të marrë këtë licencë ka disa kritere për kompanitë, të cilat dëshirojnë që të veprojnë në këtë veprimtari. Ato duhet që të kenë një kapital fillestar prej 100 milionë lekësh, dhe përvojë në kultivimin e bimëve mjekësore

ilustrimi

Qeveria e shtetit shqiptar të enjten e ka njoftuar se do të themelojë Agjencinë Kombëtare për licencimin e fabrikave, të cilat merren me kultivimin e kanabisit mjekësor.

Në kuadër të përgatitjeve për ta legalizuar kultivimin e kanabisit mjekësor, Shqipëria ka nisur hartimin e ligjeve që do ta rregullojnë atë.

Pas një ankete, të cilën e kishte realizuar Qeveria e Shqipërisë, 61 për qind kishin qenë pro legalizimit të bimëve narkotike të kanabisit, për arsyeje shëndetësore.

ilustrimi

Anketa e Qeverisë, e cila udhëhiqet nga kryeministri Edi Rama, kishte një mostër prej 500 mijë qytetarësh, të cilët kanë dhënë qëndrimin e tyre pro legalizimit të bimëve të kanabisit për qëllime mjekësore. Prej tyre, rreth 308 mijë janë pro iniciativës, rreth 143 mijë kundër, ndërsa 50 mijë nuk kanë shprehur ndonjë qëndrim.

Në bazë të projektligjit të hartuar nga qeveria, kompanitë, të cilat do të licencohen, do të kenë të drejtë që për 15 vjet të kultivojnë kanabis për qëllime mjekësore. Por, për të marrë këtë licencë ka disa kritere për kompanitë, të cilat dëshirojnë që të veprojnë në këtë veprimtari. Ato duhet që të kenë një kapital fillestar prej 100 milionë lekësh, dhe përvojë në kultivimin e bimëve mjekësore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika