Kanada dërgon katër pjesë të artilerisë fushore në Ukrainë

Kanada i dërgon ndihmë ushtarake Ukrainës

Së fundi, Kanada ka dërguar katër obusë M-777 në Ukrainë për të ndihmuar atë në përballje me ofensiven e përtërirë ruse.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trodeau ka zbuluar mënyrën se si do të transportohen “arteleritë e rënda”, në fillim të kësaj jave, por nuk ka dhënë më shumë detaje se çfarë do të dhuronte ushtria kanadeze.

“Kërkesa e tyre më e fundit ishte pikërisht për këtë, për artileri të rëndë, për siguri operacionale. Unë nuk mund të hyjë në detaje në këtë se si dhe çfarë po arrijmë saktësisht”, tha Trudeau.

Tre burime që kanë folur për CBS News, me kusht që të mos identifikoheshin kanë thënë se katër nga 37 obusët e blerë nga Kanadaja gjatë luftës në Afganistan ishin të caktuar për dergesë, raporton “CBS News’. Ndërsa, Ministrja e Mbrojtjes Anita Anand ka thënë se vetëm një numër i obusëve M-777 u dërguan në Uktainë, “në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë” por ka dhe disa detaje që i mbajmë konfidenciale për arsye sigurie.

Kanada ka dërguar një pjesë të stokut të armëve antitank ‘Carl Gustaf” në Ukrainë, Departamenti i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare tha se ka dërguar ‘një numër të konsiderueshëm raketash shtesë’ anti-tank.

Lufta në Ukrainë

Anand tha se Kanada është në procesin e finalizimit të kontratave për “një numër automjetesh të blinduara komerciale, të cilat do të dërgohen në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur”. Në deklaratën për media, Anand ka thënë se Ukraina lufton për të mbrojtur sovranitetin, lirinë she sigurinë e tyre. Kanada vazhdon të mbetet e përkushtuar të vazhdojë t’i dërgojë pajisjet ushtarake që i nevojiten për të luftuar dhe per t’a fituar këtë luftë.

Andrew Lesile, gjenerali në pension tha se furnizimi i Ukrainës është i domodoshë dhe urgjent, ne kemi vetëm 37 hauitizer dhe i kërkoi qeverisë t’i zevëndësojë paisjet e dhuruara, veçanërisht obusët. Lesile tha se kjo është 10 për qind e flotës të përgjithshme të trefishtë të shtatë armëve.

Ilustrim

Kanada ka qenë nën presion të rëndë për të ofruar armë të rënda, ndësa SHBA-ja njopftoi se këtë javë do të dhuroi 90 obusa, 155 mm, si pjesë e paketës së fundit të ndihmës ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën.

Armët kanë filluar të mbërrijnë dhe në Evropë dhe trupat amerikane kanë filluar t’i trajnojnë forcat ukrainase se si t’i përdorin, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Anand tha se faza tjetër e ndihmës për Ukrainën do të përfshijë “mjete të blinduara, artileri të rëndë, municione shtesë dhe kontrata për mirëmbajtjen e kamerës së dronëve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika