Kanadaja detyrohet t’i hedhë 13.6 milionë doza të skaduara të vaksinës AstraZeneca

Të mërkurën e 6 korrikut, “Health Canada” ka thënë se 13.6 milionë doza të vaksinës AstraZeneca kanë skaduar dhe nuk mund të përdoren

Ilustrim

13.6 milionë doza të vaksinës anti-COVID-19, Oxford-AstraZeneca janë hedhur nga Kanadaja sepse nuk ka gjetur marrës për to.

Kanadaja dhe AstraZeneca kanë nënshkruar kontratë në vitin 2020 për të marrë 20 milionë doza të vaksinës.

Nga këto doza, 2.3 milionë kanadezë morën të paktën një dozë të saj dhe kjo ka ndodhur mes marsit dhe qershorit 2021.

Kanadaja më vonë u përqendrua në përdorimin e vaksinave Pfizer dhe Moderna.

Kanadaja, në korrik të vitit 2021 premtoi që do të dhuronte rreth 17.7 milionë doza të vaksinës AstraZeneca. Të mërkurën e 6 korrikut, “Health Canada” ka thënë se 13.6 milionë doza kanë skaduar dhe nuk mund të përdoren.

Kanadaja ka dhuruar 8.9 milionë doza të vaksinës AstraZeneca. Rreth 85% e popullsisë kanadeze konsiderohen të vaksinuar plotësisht.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika