Kancelari Gjerman pritet të vizitojë Ballkanin Perëndimor 

Vizita e Kancelarit Gjerman do të jetë e mirëpritur sepse pritet që ta shtyej përpara dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë

Kancelari Gjerman, Olaf Scholz

Pak kohë pas takimit në Berlin, të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, ky i fundit pritet që të vijë në Kosovë.

Prishtina do të jetë vetëm një nga kryeqendrat në vendet e Ballkanit Perëndimor që kancelari do të ketë vizitë. E kjo po lidhet me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Një zyrtar i lartë evropian po flitet se do të vijë në Kosovë muajin tjetër. Siç kanë raportuar mediat gjermane, kancelari i këtij shteti, Olaf Scholz në qershor do të nis një vizitë në Ballkan.

Po sipas këtyre raportimeve jo zyrtarisht në Kosovë, Scholz mësohet se do të vijë me 10 qershor.

Për të konfirmuar këtë vizitë, RTV Dukagjini ka dërguar pyetje në adresë të Qeverisë gjermane, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Por, 10 qershori nuk është një datë e zakonshme për Kosovën.

“Ka diçka që është figurative, 10 qershori është dita kur Serbia ka nënshkruar kapitullimin e saj në Kosovë dhe Gjermania ka qenë një ndër aktorët kyç në këtë proces, që lidhet me marrëveshjen e Kumanovës.  E dyta lidhet me rikonfirmimin se Gjermania, dëshiron që nëpërmjet politikës së jashtme të saj aktive, të kthejë fokusin në Ballkan në veçanti në Kosovë”,  ka thënë Dorajet Imer, Profesor.

Profesori, Dorajet Imeri

Kurse, Arbër Fetahu nga GLPS thotë se vizita e kancelarit Scholz në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, në fokus ka dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjermania do të tentojë të gjejë zgjidhje në Ballkanin Perëndimor, në veçanti në mes Kosovës dhe Serbisë për t’i eliminuar skenarët e dëmshme të cila mund të rrjedhimin nga një  konflikt i ngrirë në mes dy vendeve, besoje se do të rikonfirmohet roli i Gjermanisë për të zgjedhur këtë proces, ku do të kërkoj nga palët që të marrinin pjesë në dialog”, ka thënë Arbër Fetahu, nga GLPS.

Arbër Fetahi nga GLPS

Kjo vizitë e kancelarit gjerman në shtetet e Ballkanit Perëndimor vjen pak pas vizitës se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Berlin dhe të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, e ku ndër temat që u diskutua ishte dialogu dhe finalizimi i tij.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika