Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, të premten janë bërë gati për ta pritur kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në aeroportin e Prishtinës.

Ambasadori gjerman Rhode, në një postim në Twitter, ka ndarë një fotografi së bashku me shefin e ekzekutivit Kurti, duke e pritur kancelarin gjerman Scholz.
Looking forward with Prime Minister @albinkurti to welcoming 🇩🇪 @Bundeskanzler Scholz in 🇽🇰 Kosovo! pic.twitter.com/18KIvMw3rH
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 10, 2022
Scholz pritet të mbajë takimin me kryeministrin Kurti nga ora 10:45 në Qeverinë e Kosovës.
Kurti, gjatë ditës së enjte, ka komentuar vizitën e kancelarit Scholz në Kosovë, duke thënë se pret një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit.
Kosova është destinacioni i parë i vizitës së Scholzit në rajon, ndërsa pasditen e së premtes, ai do të udhëtojë drejt Beogradit.