Kancelari i ardhshëm gjerman, Merz: Të hiqen tarifat e tregtisë me SHBA-në

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka thënë të mërkurën se për të zgjidhur problemin e tarifave, tregtia transatlantike duhet të jetë pa taksa.

Ai ka shtuar se tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, kanë kontribuar në bashkimin e Evropës.

“Le të vendosim tarifa 0% në tregtinë transatlantike, dhe problemi do të zgjidhet,” ka deklaruar Merz.

Ai gjithashtu ka theksuar se tarifat e Trumpit kanë treguar se një qasje e përbashkët tregtare mund të ketë efekte pozitive.

“Evropianët janë të vendosur për të mbrojtur interesat e tyre, dhe ky është një shembull që tregon se uniteti është në dobi të shumicës,” ka thënë Merz në një intervistë televizive, pas arritjes së një marrëveshjeje koalicioni me social-demokratët.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika