Kancelari Scholz pritet ta takojë Bidenin për çështjen e Ukrainës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të takohet me Presidentin Joe Biden në Uashington për të diskutuar mbështetjen shtesë për Ukrainën, ndërsa një kërkesë urgjente nga Shtëpia e Bardhë për 61 miliardë dollarë është bllokuar në Kongres

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, 3 mars 2023/ Foto nga arkivi.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të udhëtojë në Uashington në dy javët e para të shkurtit për t’u takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden.

Të dy pritet të kërkojnë mbështetje për ndihmë shtesë për Ukrainën.

Takimi vjen pasi SHBA ka shterruar autorizimin ekzistues të Kongresit për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Një kërkesë urgjente prej 61 miliardë dollarësh nga Shtëpia e Bardhë është bllokuar në Capitol Hill, pasi republikanët kërkojnë lëshime për politikën e imigracionit.

Bashkimi Evropian(BE) do të mbajë një samit të posaçëm javën e ardhshme për vendet anëtare që të bien dakord për një paketë shtesë prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika