Kandidati i VV-së thotë se ka korrur fitore në Leposaviq, thekson se është i hapur për bashkëpunime

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka vetëshpallur fitoren në këtë komunë.

Ai në një prononcim për RTV Dukagjini, ka thënë se ani pse ka korrur fitoren në këtë komunë, është i hapur për bashkëpunime.

“Rezultati i ngushtë është diku 70-80 për qind kemi fituar kundër PDK-së. Diku i kemi nga 200 qytetarë që kanë të drejtë vote. Kanë dalë të votojnë por ka edhe të atillë që kanë qenë sëmurë e kushte të tjera që nuk kanë mundur të votojnë. Bashkëpunimi është gjithmonë i mirëseardhur. Mendojmë që të qeverisim, por edhe PDK-në me marr nuk kërset kjameti”, ka thënë ai.

Pak kohë para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të publikojë rezultatet preliminare të zgjedhjeve në veri, aktivistët e kësaj partie tashmë kanë filluar të mblidhen para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Lagjen e Boshnjakëve.

Siç raporton gazetarja Dorentina Thaqi, në mesin e tyre gjendet edhe ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

Në një lidhje direkte në RTV Dukagjini, Bahtiri ka thënë se komuna e Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqi do të jenë komuna të udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Këtu është një gjë e sigurt që ka fituar VV-ja dhe po shpresoj që kryetari i porsazgjedhur do të jetë kryetar i të gjithë qytetareve do t’i shërbejë të gjithëve pavarësisht cilit nacionalitet i takojnë ata. Shpresoj që do të gjejë një mirëkuptim me të gjithë dhe është bërë më e mira që është e mundur të ndodhë ndonjëherë. Sa jam i njoftuar është Leposaviqi dhe Mitrovica e Veriut që është e VV-së, të tjerat nuk janë numëruar të gjitha”, ka thënë ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se është përmbyllur procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës.

Në këto zgjedhje votuan 1.567 qytetarë apo 3.47 për qind e trupit votues.

Ata votuan për të zgjedhur katër kryetarë të rinj në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale në Leposaviq dhe Zveçan.

Kreu i KQZ-së, Kreshni Radoniqi, tha se procesi është zhvilluar pa asnjë problem dhe se rezultatet e para preliminare pritet të publikohen në ueb-faqen e saj pas orës 20:00.

Kjo është dalja në zgjedhje sipas komunave:

Leposaviq: 141 votues apo 1.06 për qind

Zubin Potok: 385 votues apo 5.78 për qind

Zveçan: 204 votues apo 2.92 për qind

Mitrovicë e Veriut: 837 votues apo 4.62 për qind

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika