Kandidati për kryetar në Mitrovicën e Veriut: Sot ka nisur dita e parë e fushatës, jemi në terren

Erden Atiq, kandidati për kryetar në Mitrovicën e Veriut, ka thënë se këtë të hënë kanë filluar fushatat zgjedhore për zgjedhjet në veri dhe se janë në terren

Erden Antiq

Erden Atiq, kandidati për kryetar në Mitrovicën e Veriut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se në këtë të hënë kanë filluar fushatat zgjedhore për zgjedhjet në veri dhe se janë në terren.

Antiq ka thënë se dita e parë e fushatës ka shkuar kryesisht me takime.

Kandidati për kryetar në Mitrovicën e Veriut ka thënë tutje se nuk ka arsye që zgjedhjet në veri të mos mbahen.

“Nuk ka arsye për mos me u mbajtë, institucionet e sigurisë i kanë kryer obligimet e veta, Komisoini Qendror Zgjedhor i ka caktu qendrat e votimit por për të lehtësuar mbarëvajtjen e procesit kanë caktu dhe qendra votimi mobile”, ka thënë Antiq në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Se sa i përket ligjitimitetit të këtyre zgjedhjeve, Antiq ka theksuar se Lista Serbe nuk është përjashtuar dhe se vetë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet.

“Tashmë duhet me u ballafaqu dhe ma konsekuencat e këtyre vendimeve. Nuk kam asnjë dilemë, asnjë mëdyshje sa i përket legjitimitetit se edhe një e dy vota e bëjnë dallimin. As në këtë aspekt nuk kemi fare dyshim”, ka potencuar kandidati për kryetar në Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika