Kandidatura e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Kurti: Është një moment i rëndësishëm për ne si shtet, por edhe për ne si qeveri

Lojërat 2030, shënon edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multi-sportive e cila i bën bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut

Kandidatura e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Kurti: Është një moment i rëndësishëm për ne si shtet, por edhe për ne si qeveri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku pjesëtarë të kabineti gjatë të shtunës kanë zhvilluar një takim koordinues, në lidhje me kandidaturën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.

Në këtë takim, Kurti ka thënë se ky është një moment i rëndësishëm për shtetin e Kosovës.

“Ky është një moment i rëndësishëm për ne si shtet, por edhe për ne si qeveri për të demonstruar potencialin tonë për të bërë punë të mëdha, tha Kryeministri”, thuhet në njoftim e zyrës së Kryeministrit.

njoftim bëhet e ditur se në ketë takim u diskutua për rëndësinë dhe ndikimin pozitiv që do ta kishte për vendin tonë përzgjedhja e mundshme si vend mikpritës i Lojërave Mesdhetare, që njëherit do të përbënte një moment historik për ne duke u bërë për herë të parë nikoqir të një ngjarjeje ndërkombëtare të kësaj përmase.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku theksoi se ndikimi i këtij organizimi shkon përtej sportit,  dhe duhet të konsiderohet si platformë e cila përfshin planet zhvillimore të të gjitha sektorëve tjera relevante me organizimin e lojërave.

Ndërkaq, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ndau me të pranishmit informacionet me të reja në lidhje me procesin e aplikimit për organizimin e Lojërave Mesdhetare, teksa u thekua nevoja dhe rëndësia e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndërinstitucionale në përgatitjen dhe finalizimin e aplikimit zyrtar dhe të integruar.

Lojërat 2030, shënon edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multi-sportive e cila i bën bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut.

Kosova kishte shpallur zyrtarisht kandidaturën për organizimin e këtyre lojërave në fillim të muajit prill, gjatë një konference të përbashkët të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika