Kandiq: Të akuzuarit për vrasjen e 118 civilëve në Pejë s’vijnë në seanca, gjyqësori s’funksionon

Natasha Kandiç, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare (HLC), ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me mospjesëmarrjen e pjesëtarëve të VTO VJ-së në seancat gjyqësore në Serbi për krime lufte në fshatrat e Komunës së Pejës në Kosovë, duke vlerësuar se kjo tregon se sistemi gjyqësor është i prishur, veçanërisht duke theksuar që aktgjykimi i shkallës së parë është nxjerrë në vitin 2014

Natasha Kandiq, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare (HLC).

Natasha Kandiq, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare (HLC), ka reaguar për gjyqësorin në Serbi lidhur me mospjesëmarrjen në seanca gjyqësore të pjesëtarëve të VTO VJ-së, të cilët kanë vrarë 118 civilë në fshatrat e Pejës gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Kandiq, përmes platformës “X”, ka shkruar se të akuzuarit për krime lufte në fshatrat e Komunës së Pejës, ku kanë vrarë 118 civilë, si pjesëtarë të VTO VJ-së, nuk vijnë në 3 nga 8 seancat e planifikuara.

Kjo, sipas saj, tregon se gjyqësori është “i prishur”.

“Nëse të akuzuarit për krime lufte në fshatrat e komunës së Pejës, ku kanë vrarë 118 civilë si pjesëtarë të VTO UJ-së, nuk vijnë në 3 nga 8 seancat e planifikuara, kjo tregon se gjyqësori është i prishur, që është mbështetur nga fakti se aktgjykimi i shkallës së parë është nxjerrë në vitin 2014”, ka shkruar ajo.

Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000, deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, EULEX-i i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendëse.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika