“Kanë dalë vetëm gjyshet m’i pa nipat, u kënaqën”, Bislimi ironik, i vetëvendosur që fuqia punëtore s’ka migruar nga Kosova

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se liberalizimi i vizave nuk ka çuar në një largim masiv të fuqisë punëtore nga vendi. Ai theksoi se vetëm të moshuarit kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të vizituar familjarët jashtë vendit, duke mos ndikuar negativisht në tregun e punës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Ka dështuar paniku se me liberalizimin e vizave do të zbrazet Kosova, fuqia punëtore s’ka migruar, por vetëm gjyshet kanë dalë jashtë vendit, të cilat kanë shkuar t’i shohin nipat e tyre.

Gjyshet, “u kënaqën”.

Kështu të paktën ka deklaruar zëvendëskryeministri Besnik Bsilimi në Komisionin për Integrime Evropiane, i cili me bindje të plotë thekson që “as rinia, as të vjetrit… e as fuqia punëtore” s’kanë dalë nga vendi, kështu “as nuk është dëmtuar e as nuk do të dëmtohet tregu i punës”.

“Shifrat e migrimit… krejt ajo panik që është përhap ka dështuar, nuk kanë dalë as rinia, as të vjetrit, kanë dalë gjyshet kanë shkuar m’ii këqyr nipat, u kënaqën. Por, ato s’kanë qenë pjesë e fuqisë punëtore, as nuk e kanë dëmtuar tregun e punës e as nuk kanë me e dëmtu. E kanë rrit mirëqenien edhe të gjyshërve tanë edhe të familjeve që i kanë prit atje, diçka që s’ka mund me ndodhë përpara, duhet me iu gëzu kësaj”, ka thënë Bislimi.

Bislimi vetëvendosur ka deklaruar se për tre vjet qeverisje, kanë arritur të punësojnë rreth 65 mijë persona.

Dhe kjo shifër, sipas Bislimit, është e palëkundshme nga askush.

“Unë po them punësimi është rritur, nuk po flas për fuqinë punëtorë. Në qoftë se punësimi ka qenë 355 mijë edhe sot 420 mijë, jemi duke fol për 65 mijë shtesë. Ama çfarë dush shifre me pru, atë 65-shi nuk zhduket, mund me thënë 20 mijë më pak fuqi punëtore, 20 mijë më shumë, 300 mijë më pak, kanë ikur. Janë 65 mijë vetë më shumë që sot kanë kontratë pune, punësojnë, kanë në fund të muajit marrin pagë dhe e gëzojnë atë pagë. Kjo nuk mundet me u ndryshu, më gjej një periudhë tjetër gjatë së cilën janë punësuar jo për 3, po për 6 vjet 65 mijë punëtorë. Kjo është çka po flas për shifër statistikore. Edhe cilëndo shifër prej 500 publikimeve të ASK-së, këtë shifër nuk mundesh me shlye, janë 65 mijë”, ka shtuar Bislimi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika