Në Obiliq janë kanosur dy gazetarë përmes telefonit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanosja ka ndodhur për arsye personale dhe nuk lidhet me profesionin e tyre.
“Dy ankues, një femër dhe një mashkull (gazetarë) kosovarë, kanë informuar se përderisa ishin në vendin e punës, janë kanosur përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar. Sipas ankuesve, kanosja ka ndodhur për arsye personale dhe nuk lidhet me profesionin e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.