Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është kanosur dje përmes rrjeteve sociale në Mitrovicën e Veriut.
Policia e Kosovës njoftons e lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.
“Mitrovicë Veri 29.09.2023-16:10. Viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, ka raportuar se është kanosur përmes rrjeteve sociale. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.