Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka konfirmuar se dje është kanosur nga një person përmes telefonit.
Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, Idrizi ka thënë se rasti ka ndodhur dje.
“Po jam kanosur përmes telefonit, rasti ka ndodhur dje”, ka thënë Idrizi.
Ndërkaq, Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se ka arrestuar të njëjtin që dyshohet për kanosjen e kryetarit të Vushtrrisë.
Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.