Në Lipjan është arrestuar një person, nën dyshimin që i njëjti ka kanosur me mjet të mprehtë-thikë, vëllain e tij.
Në raportin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar tri thika, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi kanë gjetur e konfiskuar edhe një armë e tipit me karikator dhe 25-fishekë.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”