“Kaos për të gjithë”, LVV e kritikon punën njëvjeçare të Ramës

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar punën njëvjeçare të Përparim Ramës si kryetar i komunës së Prishtinës





Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar Përparim Ramën, në njëvjetorin e marrjes së detyrës si kryetar i komunës së Prishtinës.

“Kaos për të gjithë”.

Kështu e konsideron LVV-ja punën e Ramës, gjatë vitit të parë të qeverisjes së tij, si i pari i kryeqytetit.

Partia e pushtetit qendror (LVV), ka vendosur pankarta me qëllim që të vihen në pah “dështimet dhe premtimet”, të cilat sipas tyre, nuk janë realizuar nga kryetari Rama.

“Llugë njëkahore”, “Gropa me ngjyra”, “Prishtina e përjetimeve”, janë disa nga pankartat që janë parë në rrugët e kryeqytetit.

Asamblisti i LVV-së, Gëzim Sveçla, ka kosnideruar se asnjëri nga premtimet e Ramës nuk është realizuar.

“Sot ka më shumë mbeturina, më shumë rrezik nga qentë endacakë, më shumë tollovi, kolona më të gjata, më shumë pritje dhe vonesa, parking më të shtrenjtë, taksi me çmim më të lartë, më shumë gropa në rrugë, më pak gjelbërim, më pak ndriçim, e kështu me radhë”, ka thënë ai.

Sipas Sveçlës, nga 206 premtimet e dhëna nga Rama, të gjitha kanë mbetur vetëm në letër.

Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 14 nëntor të vitit 2021, kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, kishte fituar garën për të parin e Prishtinës.

Rama kishte arritur të sigurojë 51,07 për qind ose 40 mijë e 659 vota, duke e lënë pas kundërkandidatine  tij nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, me 48,93 për qind ose 38 mijë e 958 vota.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika