Kaovaçevski: Pavarësisht të gjitha vështirësive, BE-ja është ende opsioni më i mirë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut

Shefi i ekzekutivit nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski ka treguar sakrificën e qytetarëve të tij, dhe rrugën e shtetit të tij,  për në  Bashkimin Evropian, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së  

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në Aslmblenë e Përgjithshme të OKB-së

 





Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka folur në sesionin 77-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork (SHBA), për çeljen e negociatave në mes të vendit të tij dhe Bashkimit Evropian(BE) për anëtarësimin e këtij shtetit në këtë union.

Sipas Kaovaçevskit, meritat  janë të qetarëve maqedonas të cilët kanë pritur 17 vitet për t’i çelur negociatat  me BE-në.

“Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka një alternativë tjetër që do të na lejojë një standard më të mirë jetese. Pavarësisht të gjitha vështirësive, BE-ja është ende opsioni më i mirë për të ardhmen tonë, e të fëmijëve tanë. Thjesht nuk kemi mundësinë dhe as privilegjin të heqim dorë tani”, ka thënë ai në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ndërkohë ai ka folur dhe për rëndësinë e paqes në Botë, ku ka thënë se “bashkimi është i nevojshëm për paqen dhe lirinë e qëndrueshme në botë”.

“Jemi të gjithë në të njëjtën varkë dhe nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të solidarizohemi me njëri-tjetrin dhe të veprojmë të bashkuar në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave thelbësore – lirisë dhe paqes në botë. Paqja arrihet përmes kompromiseve, por mbahet me mirëkuptim reciprok”.

Vlerat evropiane janë e vetmja rrugë për Maqedoninë e Veriut sipas Kovaçevskit.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika