Mall i kontrabanduar në vlerë rreth 18 mijë euro është identifikuar në fshatin Sadovinë, përkatësisht në regjionin e Vitisë.
Në një komunikatë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka bërë të ditur se njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë, dhe pasi kanë arritur ta ndalojnë, kanë vërtetuar se ai automjet ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara.
“Në regjionin e Vitisë, saktësisht, në fshatin Sadovinë njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë, dhe pasi kanë arritur ta ndalojnë kanë vërtetuar se ai automjet ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar si në vijim:
– Ekrana për telefona të mençur
-Iphone X, 11Pro, Xmax = 1110 copë
-Samsung J6, A, M, S = 844
Vlera e këtij malli llogaritet të jetë 18,079.10 Euro”, thuhet në komunikatë.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se rasti është referuar te hetimet për trajtim të metejshëm.