Kapet majmuni që terrorizoi një qytet në Japoni

Një nga majmunët që ka terrorizuar banorët e një qyteti japonez për javë të tëra është kapur dhe vrarë, thonë zyrtarët japonezë

Ilustrim

Autoritetet lokale në qytetin japonez të Yamaguchi kanë njoftuar se kanë vrarë një nga majmunët që ka terrorizuar banorët e qytetit prej javësh. Deri më tani, makakët kanë plagosur pothuajse 50 njerëz në Yamaguchi.

Primati mashkull u gjet në mjediset e një shkolle të mesme të martën në mbrëmje nga gjuetarë të porositur posaçërisht për këtë aksion, njofton BBC.

Ai u qetësua dhe më vonë u shkatërrua kur u identifikua si një nga kafshët përgjegjëse për sulmet.

Autoritetet i kanë gjuajtur majmunët që nga fillimi i sulmeve ndaj të rriturve dhe fëmijëve rreth tri javë më parë. Shumica e lëndimeve kanë qenë gërvishtje dhe pickime të lehta.

Majmuni i kapur u vlerësua të ishte katër vjeç dhe ishte rreth gjysmë metri i gjatë.

Makakët japonezë janë të zakonshëm në pjesë të mëdha të vendit dhe në disa zona konsiderohen si dëmtues, duke ngrënë të lashtat dhe ndonjëherë duke hyrë në shtëpi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika