Kapet marihuanë në një lokal në Fushë-Kosovë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Fushë-Kosovë, me dyshimin se janë kapur me substancë të dyshuar të llojit marihuanë

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona në Fushë-Kosovë, me dyshimin se janë kapur me substancë të dyshuar të llojit marihuanë.

Në njoftimin policor thuhet se shitblerja e substancave narkotike është kryer të mërkurën në një kafe bar e të dyshuarve u janë gjetur edhe 370 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e substancave.

Gjatë bastisjes, Policia ka gjetur edhe qese të mbushura me marihuanë, ndërkaq bastisja është kryer edhe në banesën e njërit prej të dyshuarve.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje e rasti është iniciuar si “posedim i narkotikëve”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika