Kapet mbi gjysmë kilogram ari gjatë tentim kontrabandës në pikëkalimin kufitar të Vërmicës

Këtë të dielë Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë kapur mbi gjysëm kilogram ari gjatë tentim kontrabandës në pikëkalimin kufitar të Vërmicës

Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës ka njoftuar se të dielën e 27 nëntorit janë kapur mbi gjysëm kilogram ari gjatë tentim kontrabandës në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri, gjatë kontrollimit oficerët kanë gjetur stoli të arit në sasi mbi 500 gram”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Tutje njoftohet se sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi i autobusit.

Foto e postuar në llogarinë e Doganës së Kosovës

“Sasia është konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore dhe për hetime të mëtejme”.

Mes tjerash nԯ njoftim thuhet se dogana do të vazhdojë të zbatoj kontrolle të detajuara përfshirë kontrollet pas importit sipas autorizimeve ligjore. Dogana e Kosovës ka apeluar tek tregtarët që të shmangin praktikat e kundërligjshme “dhe të bashkëpunojnë me Doganën për të siguruar trajtim të barabartë ligjor, për ekonomi të shëndoshë të tregut”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika