Kapet tjetër arsenal armësh në veri, bashkë me autoblindën e terroristëve

Tjetër sasi e madhe armatimi është konfiskuar nga Policia e Kosovës në zonën përreth fshatit Banjskë të Zveçanit, e cila është braktisur nga terroristët serbë sulmeve ndaj forcave speciale. Aty ka armë ndryshme të kalibrave të rëndë, municion, mjete tjera ushtarake, derisa janë sekuestruar edhe autoblinda e dytë e terroristëve, dy vetura tjera dhe një bager

Të shtënat e policëve elitarë të Kosovës i detyruan ta marrin malin.

Por për ta lehtësuar ikjen, terroristët serbë morën edhe njërën autoblindë që sollën vet ilegalisht në Banjskë.

Por nuk e shfrytëzuan edhe gjatë. Në gjysmë të rrugës e braktisën dhe dy ditë më vonë forcat speciale të Policisë e gjetën në malet afër fshatit, të ngarkuar me një sasi të madhe armatimi.

Arsenali i sekuestruar përfshinte një armë të kalibrit të rëndë lansues me nitro 30 mm, tre gulinova me tri tyta, dy mitraloza, një snajper, një minahedhës, 22 AK-47 dhe 74 karikatorë për këtë armë të gjatë.

Terroristët, pasi vranë rreshterin Afrim Bunjaku, kishin marrë edhe pajisje të tij.

“Vlen të theksohet se dy armë të gjata AK 47 janë gjetur në manastir, si dhe një helmetë e PK-së e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor”, thuhet në komunikatën e policisë.

Tutje, sasia e dytë e madhe armatimit të konfiskuar përmban edhe një automatik, dy pushkë gjuetie, dy revole, një granatë dore, nëntë jelekë antiplumb, një radiolidhje, tetë çanta ushtarake, dhe gjashtë uniforma ushtarake.

Ky arsenal armësh gjendej në dy vetura dhe një bager, të cilat po ashtu janë konfiskuar.

Policia tërhoqi autoblindën rreth orës 11 të paradites, por nuk dihet nëse në të gjendej edhe armatimi.

Derisa ka treguar se numri i të arrestuarve për sulmin ka shkuar në 8, Policia nuk ka dhënë detaje shtesë për dy të arrestuarit mbrëmjen e së hënës te të cilët u gjet po ashtu një sasi armatimi.

“Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar, me datën 25.09.2023 numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë persona”, thuhet në përgjigjwn e policisë.

E, qarkullimi në rrugën drejt manastirit vazhdoi të jetë i kufizuar për të tretën ditë me radhë.

Pas kontrolleve të detajuara, u lejuan të hyjnë vetëm banorët, kurse disa automjete që synuan rrugën, u kthyen mbrapsht.

E kufizuar për qarkullim vazhdon të jetë edhe rruga në Joshevik, e cila të dërgon në fshatin Banjskë.

Aktualisht, aty po lejohen të kalojnë vetëm banorët e fshatit nga ku erdhën sulmet kundër Policisë së Kosovës.

Përveç tyre, rruga ishte e hapur për dy misionet ndërkombëtare, EULEX-in dhe KFOR-in. Kolonë e makinerive të rënda të këtij misioni janë parë pasdite duke lëvizur drejt Leposaviqit.

E, krahas veprimeve hetimore, Policia ka shpërndarë për banorët serbë mbi 100 pako me produkte ushqimore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika